Challandes zbulon pse nuk e ftoi Lirim Kastratin në Përfaqësuese

Bernard Challandes ka zbuluar arsyen prapa vendimit për mos ta ftuar Lirim Kastratin, anësorin kosovar që po shkëlqen tek skuadra e tij.

Lënja jashtë e Kastratit ishte bërë temë diskutimi nëpër mediat dhe rrjetet sociale, por sot Challandes ka shfrytëzuar konferencën për shtyp për t’i dhënë fund spekulimeve, shkruan Reporteri.net

Challandes ka thënë se e ka parë të udhës ta lë tek U21 për shkak të ndeshjes tepër të rëndësishme që Kosova e zhvillon ndaj Anglisë.

“Lirim kastrati ka qenë pjesë e planeve dhe e listës time, por nuk dihej gjendja e Milot Rashicës dhe Benjamin Kolollit, për shkak të lëndimeve. Ne kemi vlerësuar se Kastrati do të kishte mundur të vijë të stërvitet prej nesër deri të premtën, por më pas kemi shqyrtuar situatën dhe Kosova U21 ka një ndeshje shumë me rëndësi kundër Anglisë, kështu që e kemi parë të udhës ta dërgojmë tek grupmoshat, pasi në Përfaqësuesen A nuk do t’i kishim garantuar minutazhë të mjaftueshme”, ka thënë Challandes.