Protestuesit nuk ndalen – Hidhet ngjyrë e kuqe te objekti i ministrisë së Drejtësisë dhe te Këshilli Gjyqësor i Kosovës

Protesta pas rastit të dhunimit të një të miture po vazhdon.

Protestuesit kanë hedhur ngjyrë të kuqe te objekti i Ministrisë së Drejtësisë.

Më herët, organizatorët e protestët kishin bërë thirrje që partitë politike dhe krerët institucionalë të mos merrnin pjesë në të.

Me ngjyrë të kuqe është ngjyrosur edhe objekti i Këshillit Gjyqësor të Kosovës.