Chelsea dhe Leicester i ndajnë pikët (Video)

0
288

Skuadra e Chelsea nuk ka arritur të marrë më shumë se një barazim 1:1 ndaj Leicester City në ‘Stamford Bridge’, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e dytë.

Ndeshja nisi mirë për Chelsean, që në minutën e 7’ kaloi në epërsi me talentin Mason Mount.

Leicester City barazoi rezultatin në pjesën e dytë, kur shënoi Wilfred Ndidi.

Kjo është ndeshja e dytë në Premierligë që Chelsea nuk gjen fitoren, pas humbjes 4 – 0 nga Manchester United në ndeshjen e parë.

Në xhiron e ardhshme, Chelsea udhëton për t’u takuar me Norwich.