Chelsea dhe United ndajnë pikët

Manchester United dhe Chelsea kanë përfunduar ndeshjen me rezultat të barabartë 1-1, me dy golat që u shënuan në minutat e fundit të ndeshjes.

Fillimisht Chelsea kaloi në epërsi në minutën e 87-të pas akordimit të një penalltie, të cilën e konkretizoi Jorginho.

Megjithatë, Djajtë e Kuq nuk u dorëzuan, me Casemiron që barazoi me një goditje me kokë.