Christopher Hill: Shtetet evropiane që kanë hezitim e kanë Kosovën e vet

Historia e ndryshimit të kufijve është vetëm një “simptomë” e problemit të Kosovës, tha Christopher Hill, ish-i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.

Ai vlerëson se Evropa në këtë çështje nuk mund të llogarisë në administratën e Trumpit.

“Më vjen keq që në vitin 2019 kemi pesë anëtarë të BE-së që ende nuk e kanë njohur Kosovën. Unë i kuptoj arsyet, sepse, sinqerisht, gjithkush e ka Kosovën e vet “, thotë ai në një intervistë për Deutsche Welle.

“Por nëse më pyetni për pozitën time, do të doja që Kosovën që u bë shtet i pavarur, sepse populli i saj donte të ishte i pavarur, por se ky shtet i pavarur do të ishte i pranueshëm për fqinjët e saj dhe gjithë Evropën. Ka shumë punë për të bërë”, shtoi ai, transmeton Klan Kosova.

“Mendoj se çështja e Kosovës mbetet një çështje që e ndan Evropën nga qëllimi i saj për t’u bërë e plotë dhe në paqe”, tha ai.