Cikalleshi flet pas fitores ndaj Moldavisë

Sulmuesi Sokol Cikalleshi ka folur pas fitores me Moldavinë dhe golin e shënuar.

“Jam i lumtur për fitoren. Duhet të arrinim fitoren dhe ishte ndeshje e vështirë, por shyqyr që e arritëm”, tha Cikalleshi.

Sipas tij, kthimi i Roshit ishte potent. Jam i lumtur për të, pasi ka vuajtur së bashku me Sadikun”.

“Me Balajn luaj prej vitesh dhe ndihem mirë me të. Me Uzunin ishte hera e parë që luaj. Ndihem mirë me të dy. Trajneri vendos”, shprehet Cikalleshi.

Sa i përket pozicionit, Cikalleshi deklaroi se ndjehet më mirë në majë. Në ndeshjen e sotme Moldavia po mbyllej dhe unë u detyrova të kthehesha, pasi topat nuk po vinin”.

“Kohët e fundit kam patur kritika dhe ky gol më liroi shumë. E kisha me shumë dëshirë që ne sulmuesit të shënonim. Gëzimi im ishte shumë i madh”, tha në fund Cikalleshi.