Çitaku i reagon BE-së: Kjo është skandaloze, MPJ e Kosovës të ndërhyjë urgjentisht

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas skandalit ku BE e kritikon Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut, pse nuk i kanë vendosur viza Kosovës, raporton Fokusi.info.

Përmes një postimi në Facebook, Çitaku ka thënë se kjo është skandaloze në shumë nivele dhe një raport i tillë është në kundërshtim me vet qëllimet dhe misionin e Procesit të Berlinit.

Çitaku tutje ka thënë se MPJ e Kosovës duhet të ndërhyjë dhe të kërkojë që të përmirësohet raporti në fjalë.

Postimi i saj i plotë:

Ky raport është skandaloz në shumë nivele. BE e paska kritikuar Malin e Zi dhe Maqedoninë Veriore pse nuk kanë regjim vizash me Kosovën, duke na futur kështu në një listë me Rusinë, Kubën etj.

Për më tepër, një raport i tillë është në kundërshtim me vet qëllimet dhe misionin e Procesit të Berlinit.

MPJ e Kosovës duhet të ndërhyjë urgjentisht, dhe të kërkojë përmirësimin e raportit në fjalë.

#Liberalizimi