Ky është i dyshuari për therjen e një personi në Prishtinë

Pas reagimit të shpejtë,  Policia e Kosovës ka arritur të arrestojë autorin e therjes me thikë që ndodhi pak më herët në Prishtinë.

IndeksOnline ka siguruar emrin e personit të arrestuar, ai është Azem Korrani. Ai për momentin ndodhet në stacionin e Jugut në Prishtinë, ku është duke u intervistuar nga policia.