Çitaku i reagon Kurtit e Osmanit: Historia nuk mund të rishkruhet

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovë (PDK), Vlora Çitaku iu ka reaguar Presidentes së Kosovës dhe Kryeministrit Albin Kurti të cilët nuk përmendën dy figurat e pavarësisë, Fatim Sejdiun dhe Hashim Thaçin.

Çitaku në një postim në rrjetin social “Twitter”, ka shkruar se historia nuk mund të rishkruhet.

“Historia nuk mund të rishkruhet! #Kosova14”, ka shkruar Çitaku.

Kujtojmë se kryeministri Albin Kurti e presidentja Vjosa Osmani në fjalimet e tyre në Kuvend në 14 vjetorin e pavarësisë, as sa për kujtesë historike, nuk kanë përmendur dy figurat Fatmir Sejdiun dhe Hashim Thaçin, që ishin në krye të institucioneve të Kosovës, kur u shpallë pavarësia në vitin 2008. Kur kanë dalur për të mbajtur fjalime në ceremoninë në shesh, ku kanë parakaluar ushtarët e FSK’së dhe pjesëtarët e FSK’së, ata i kanë përshëndetur të gjithë, por kanë injoruar ish -Presidentin Sejdiu i cili ka qenë në mesin e mysafirëve.