Çitaku i thotë Kurtit se “ShBA-ja s’na sheh as neve me sytë e tu”

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, i ka reaguar kryeministrit të vendit, Albin Kurti, për deklaratën se ky i fundit i ka thënë ShBA-së se nuk pret nga ta që ta shohin me sytë e tij Beogradin por as ShBA-ja nuk duhet të pres që ta shoh Kurti, Beogradin me sytë e DASh-it.

Çitaku i tha Kurtit se Amerika nuk e sheh me sytë e tij Serbinë, por as Kosovën, pasi sipas saj, në sytë e Kurtit, Kosova është shkatërruar qe dy dekada.

“Në sytë e Amerikës, Kosova është çliru, pavarësu, zhvillilu, ndërtu. Nihilist, cinik. Kaq je, dhe ke me mbet pa asnjë rezultat”, shkroi Çitaku.

Kreu i qeverisë, në një intervistë për “Public Square”, ka thënë se “një gjë ua kam bërë të qartë të gjithëve, ‘as nuk pres nga SHBA-të që ta shohin Beogradin zyrtar me sytë e Albin Kurtit, por as ata nuk duhet të presin që unë ta shoh Beogradin zyrtar me sytë e Departamentit Amerikan të Shtetit’”.

Lini një Përgjigje