Amputoi gishtin pasi ia kafshoi gjarpri, por ja çka i thanë mjekët

Një fermer kinez preu gishtin e tij pasi u kafshua nga një gjarpër helmues. Por, mjekët i thënë nga mjekët se një veprim i tillë ishte i panevojshëm.

Pasi bëri udhëtimin për në spitalin më të afërt për trajtim, 60-vjeçari i quajtur Zhang ua kumtoi që kishte lënë gishtin e prerë në mal, duke nënkuptuar se nuk mund ta ngjiste përsëri, transmeton lajmi.net.

Fermeri ishte duke prerë dru në rrethin Shangyu të provincës Zhejiang, kur një gjarpër i kafshoi gishtin tregues të dorës së djathtë.

Gjarpri njihet si “pesë-hapësh”, për faktin se viktimat e kafshuara nga ai besohet të vdesin pasi t’i bëjnë pesë hapa nga kafshimi.

Ai shpejt e identifikoi kafshimin, duke e amputuar gishtin e tij, me qëllimin që helmi të mos depërtojë në organizmin e tij.

Mjekët thanë se gjarpri ishte më pak helmues sesa që vendasit mendonin, andaj e panë veprimin si të panevojshëm.

Kokëdhimbja e fortë, problemet me frymëmarrjen dhe gjakderdhja nga mishrat e dhëmbëve janë simptoma të zakonshme të shfaqura tek viktimat e gjarpërinjve vdekjeprurës.