Çitaku me sqarim për urdhrin ekzekutiv të SHBA-së: Në fuqi është nga viti 2001 u nënshkrua nga Bush

Ish-ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, ka thënë se urdhri ekzekutiv i lëshuar nga Shtëpia e Bardhë për Ballkanin Perëndimor është në fuqi që nga viti 2001.

“Ky urdhër është në fuqi që nga viti 2001( është amandamentuar ndërkohë) do të thotë urdhri si i tillë është nënshkruar nga ish Presidenti Bush”.

“Presidenti Biden vetëm e ka ripërtërirë atë, duke i shtuar marrëveshjen e Prespës dhe duke përfshirë edhe Shqipërinë ( ndonëse urdhri i adresohet Ballkanit Perëndimor, ai i vitit 2001 nuk e përmend Shqipërinë në mënyrë eksplicite)”

“Arsyeja pse nuk është shtuar marrëveshja e Presidentit Ahtisari (interpretim i imi ky) është se një formulim i tillë do t’ua pamundësonte të gjithë zyrtarëve Serb hyrjen në SHBA”, ka shkruar Çitaku në rrjetin social Facebook.