Nis takimi Kurti-Mustafa, pritet finalizimi i marrëveshjes

Ka nisur takimi mes liderit të VV Albin Kurti dhe atij të LDK-së, Isa Mustafa.

Siç raporton KTV, krerët e këtyre dy partive thanë se marrëveshja për koalicion pritet të finalizohet së shpejti.

“Takimet tona dhe puna vazhdon, së shpejti kurorëzohet marrëveshja”, tha Kurti.

Pas kësaj, asnjëri prej tyre s’ka dhënë deklarata.

Kurti ka thënë se do të lëshojnë deklaratë për media dhe se gazetarët, s’kanë arsye të presin pasi s’do të deklarohen.