Çitaku-Osmanit: Trego a mendon si Kurti apo jo, pse po hesht? – Thaçin e Mustafën i kundërshtoje

Vlora Çitaku, nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës ka bërë një reagim publik lidhur me mos reagimin e presidentes së vendit, Vjosa Osmani.

Ajo përmes një postimi në facebook ka kritikuar atë, duke thënë heshtja është nënshtrim.

Çitaku ka kërkuar nga Osmani që të deklarohet për situatën në vend, të tregojë a pajtohet me Kurtin apo jo, pasi këtë duan ta dinë qytetarët.

Po ashtu, ajo ka thënë se Osmani tërë karrierën e ka ndërtuar në antagonizma, por që atëherë e ka kundërshtuar Thaçin, Mustafën…

“Nuk rrezikohet e ardhmja e vendit për një grusht vota e për likes në facebook”, ka shkruar Çitaku.

Postimi i plotë:

Heshtja nuk është gjithmonë flori.Në politikë, e posaçërisht në situata të rënda sikur këto nëpër të cilat po kalon Kosova, heshtja është pajtim. Është nënshtrim.

Presidente, cili është qëndrimi i juaj i qartë e pa gjeneralizime, për situatën në të cilën jemi? A mendoni njejtë si Kurti apo nuk pajtoheni me të?Qytetarët kanë nevojë të dëgjojnë nga ju. Konkretisht çka mendoni? Jo fraza.

Tërë karrierën politike e keni ndërtuar në antagonizma. Por, atëherë ka qenë populiste me e kundërshtu Thaçin, Mustafën…E tash? Pse po heshtni?
Nuk rrezikohet e ardhmja e vendit për një grusht vota e për likes në facebook.