Çitaku pas huqjes së Kryeministrit: Hajt po e shpallim pavarësinë edhe një herë

Sot, gjatë ditës është mbajtur mbledhja e radhës e qeverisë, ku kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se do ta shqyrtojë nismën për anëtarësimin e Kosovës në Byronë Ndërkombëtare të Ekspozitave apo Konventën e Parisit.

Rreth këtij deklarimi të Kurtit, ka reaguar ish-ambasadorja, Vlora Çitaku, e cila përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Kosova veç se është anëtare e kësaj Byroje që nga viti 2015.

“Kosova është anëtare e Byrosë ndërkombëtare të Ekspozitave që nga dhjetori i vitit 2015. Kosova po ashtu ka aderuar në konventat relevante të EXPO.

Tutje, në reagimin e saj, Çitaku e ka parë deklarimin e kryeministrit si skandaloz, duke shtuar me ironi: “hajt po e shpallim pavarësinë edhe njëherë”.

“Sinqerisht, skandaloze. Hajt po e shpallim pavarësinë edhe një here…”, ka thenë Çitaku.

Postimi i plotë i Çitakut në Facebook: