Murati: Bahri Fazliu është një prej simboleve të luftës sonë

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati ka përkujtuar dëshmorin Bahri Fazliun, në 24-vjetorin e rënies së tij.

“Sot jemi mbledh për përvjetor të Bahri Fazliut, Gëzimit  ta nderojmë një prej figurave qendrore të politikës së luftës çlirimtare i cili herët e ka kuptua se nuk ka rrugë tjetër për çlirimin e popullit shqiptarë prej Serbisë përveç organizimi të kryengritjes së përgjithshme popullore dhe në këtë rrugë ai i ka kombinu në mënyrë të përsosur për kohën punën intelektuale, politike propagandistike si themelues kryeredaktor revistës “Çlirimi” si dhe punës praktike të organizimit të njësive të logjistikës në mënyrë që të krijohen kushtet që kryengritja të fillojë. Është një prej simboleve të luftës sonë është figurë e pashmangshme”, tha ai./arbresh.info/