Real Madrid është mposhtur edhe në xhiron e fundit të La Ligas në ‘Santiago Bernabeu’ nga Real Betis me rezultat 0 – 2.
Duket se skuadrën e Real Madrid do ta ketë të vështirë ta kthejë në rrugë edhe Zinedine Zidane.
Të golat e mysafirëve u shënuan në pjesën e dytë. Ishte fillimisht Loren Moron, i cili në minutën e 61-të zhbllokoi rezultatin duke i dhënë epërsinë Betisit.
Kurse, në minutën e 75-të Jese Rodriguez u përkujdes që t’i jepte goditjen finale ish skuadrës së tij.
Kështu, Real Madrid e mbyll sezonin me 68 pikë të grumbulluara, në pozitën e tretë në La Liga, duke siguruar një vend në Ligën e Kampionëve, kurse Real Betis në anën tjetër e përfundon këtë kampanjë në pozitën e 10-të në tabelë, me 50 pikë të grumbulluara.