Çitaku për situatën në veri: Aleancat janë po aq të rëndësishme sa sovraniteti

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dënuar veprimet e autoriteteve të shtetit të Kosovës për t’i futur me forcë kryetarët e rinj në objektet e komunave.

Çitaku në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se aleancat janë po aq të rëndësishme sa sovraniteti.

“Koordinimi me aleatët, e posaçërisht SHBA-të është interes kombëtar, është vlerë”, ka shkruar ajo.