Fazliu: Gjykata Speciale është gjykatë politike, ku dëshmuan rrejshëm persona të paguar që ndoshta edhe ish- bashkëluftëtarë të Komandant Calit

Fadil Fazliu – Bashkëluftëtar i Salih Mustafës, ka folur për shokun e tij të idealit për çlirimin e Kosovës nga Serbia, Salih Mustafën, ku ka thënë se Gjykata Speciale është duke e barazuar viktimën me agresorin me dënimin e ish- komandantit të UÇK-së Calit.

“Gjykata Speciale është gjykatë politike, sepse mendimi im edhe shumë shokë të luftës është se kjo gjykatë është duke bërë një baraspeshë duke barazuar vikamën me kriminelin”, ka thënë ai.

Më tutje, Fazliu ka thënë se Serbia ka qenë ajo që ka bërë krime dhe jo Ushtria Çlirimtare e Kosovës, e kemi një thëne të Gazetës Çlirimi në atë kohë edhe këtë e ka thënë edhe Komandant Cali, “Lufta ishte e pashmangshme por domosdoshme për lirinë e Kosovës”.

Sipas tij të gjitha dëshmimit kundër Mustafës kanë qenë të fabrikuara të paguara mirë.

“Mendojë që nuk ka pasur dëshmimi krejt dëshmimit janë të rrejshme, dëshmi të paguara nga Serbia por edhe nga disa njerëz të caktuar të cilët kanë shkuar ndoshta ish-kolegët të komandat Calit, bashkëluftëtarë të tij, të cilët kanë dëshmuar të keqen, që nuk ja kanë dashur të mirë as Cali as bashkëluftëtarëve as luftës Çlirimtare të Kosovës”, ka përfunduar bashkëluftëtari i Salih Mustafës.