Çitaku për Vuçiq-in: Është edhe zjarrvënës dhe zjarrfikës

Ish-ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, edhe njëherëshit nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar pas kërkesë së presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq për largimin e barrikadave në katër komunat veriore të Kosovës.

Çitaku i ka dhënë një epitet presidentit të Serbisë, Vuçiq-it ku ka thënë se ky fundit “është dhe zjarrvënës dhe zjarrfikës”.

“Vuçiq-i e ka krijuar një problem, që të shpërblehet për zgjidhjen e vetë problemit që e ka krijuar”, ka shkruar Çitaku në Twitter.