Çitaku: Përplasjet me aleatët po bëhen për t’i mbuluar skandalet në qeverisjen e brendshme

Nënkryetarja e Partisë Demokratiek të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka thënë se kryeministri i vendit, Albin Kurti dhe “eksponentët” e VV-së janë duke vazhduar të krijojnë, siç është shprehur ajo, kriza dhe konflikte me aleatët.

Çitaku ka thënë se “kacafytjet e tyre publike” po ua lënë qeverisë në hije skandalet e njëpasnjëshme në qeverisjen e brendshme.

“Tashmë është e qartë, përplasjet me aleatët, në emër të sovranitetit, po bëhen për ta kompenzuar mungesën e sukseseve në qeverisje dhe për t’i mbuluar skandalet. Nuk do të ketë jetë të gjatë kjo mendësi”, ka shkruar nënkryetarja e PDK-së.