Këshilltari i Kurtit e quan ‘mashtrues’ Pacollin

Këshilltari i kryeministrit Kurti nga Shqipëria, Elvis Hoxha është marrë mëngjesin e sotëm pak me kryetarin e AKR-së, Behgjet Pacollin.

Ai e ka quajtur Pacollin mashtrues, duke thënë se i ka ndërruar qëndrimet për ardhjen e tij në Kosovë.

Sipas tij, Pacollit ia kanë premtuar postin e ministrit të Punëve të Jashtme dhe kjo është arsyeja primare për një sjellje të këtillë.

Postimi i plotë:

Ish-ministri i jashtëm deklaron në 5 prill se duhen respektuar rregullat e sigurisë për shëndetin publik. Por 3 javë më vonë e thyen rregullin sepse i premtojnë postin e ministrit të jashtëm.

Ç’lloj demokracie është një vend ku një person i tillë mashtrues mund të marrë funksione të lartë publikë?