Çitaku-Qeverisë për vendimin në veri: Nuk ishte veprim i koordinuar, ambasadori amerikan ju shpëtoi me fytyrë

0
99

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, e ka quajtur si veprim të pakoordinuar vendimin për reciprocitetin në targa të automjeteve dhe karta të identitetit, teksa ka thënë se një marrëveshje e këtillë është në kuadër të Brukselit.

Çitaku këto komente i ka bërë në ‘Facebook’, teksa ka vlerësuar se ishte ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, i cili, siç thotë ajo, “i nxori me fytyrë juve dhe vendin”.

“Vendimi për reciprocitet në targa të automjeteve dhe në karta të identitetit është pjesë e marrëveshjes së Brukselit. Ndërkohë, e ri përsëris, veprimi i së dielës ka qene i pakoordinuar, i paplanifikuar, i papërgjegjshëm. Aleatët tanë me kohë kanë kërkuar shtyrje të përkohshme të implementimit.

“Shefja e grupit parlamentar të VV-së e din shumë mirë si duket një veprim i koordinuar me partnerët. Kur koordinohesh dhe planifikon nuk zmbrapsesh nga huliganët dhe grupet kriminale. Kur koordinohesh shkon deri në fund e nuk ndalesh”, ka thënë ndër të tjera ajo.