Çitaku reagon për përplasjen e sotme në protestë: Turpi ka emër

Nënkryetarja e Partisë Demokratike e Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar për situatën e sotme të krijuar në protestën e fëmijëve të dëshmorëve të UÇK-së.

Aty një qytetar iu thotë veteranëve “hajna”, kurse kishte lëvdata për kryeministrin Kurti.

Përmes një postimi në Facebook, Çitaku ka shkruar se ky diskurs është ndërtuar nga Lëvizja Vetëvendosje.

Postimi i plotë:

Kontekstin dhe diskursin publik në të cilin me një lehtësi të padurueshme i thuhet tjetrit “hajn” e “tradhtar” e ka ndërtuar LVV.

E dhimbshme deri në palcë pamja e sotme e një burri në moshë të rritur (i cili tregonte për veten e tij se vërtetë është “hajn”) u drejtohej veteranëve të UÇK-së si “hajna”, gjersa e hyjnizonte Albin Kurtin.

Edhe turpi ka emër.