Çitaku reagon për rrahjen e të moshuarës në Pejë: Nuk pata fuqi ta shikojë videon deri në fund

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj rastit ku një grua e moshuara u rrah në Shtëpinë e Pleqve në Pejë.

Çitaku tha se nuk ka pasur fuqi që ta shikonte deri në fund videon.

“Nuk pata forcë me e shiku deri në fund videon në të cilën disa infermijere e sulmonin fizikisht dhe e maltretonin psiqikisht një grua të moshuar në Pejë” – tha Çitaku.

“Emrat e tyre duhet të publikohen. Tu mirret e drejta e punës në institucione shëndetësore, si dhe të ndiqen penalisht. Kriminele”.