“A po mani ymyt me hy në koalicion me Albin Kurtin?” – Kështu i përgjigjet Gjini Valon Sylës

Në “Pressing” të T7, gazetari Valon Syla e ka pyetur kryetarin e Gjakovës nga radhët e AAK-së, Ardian Gjinin, nëse “mbajnë shpresë” që të hyjnë në koalicion me Albin Kuritn, pas zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.

Syla i tha Gjinit se nuk po flet vetëm për AAK-në, por për gjithë opozitën parlamentare.

“Opozita sikur edhe mos me pas përnime, kuptimin nuk po flas vetëm për partinë tuaj, por po ju trajtoj sonte si opozitë, edhe po mbani nashta ymyt me hy në koalicion me Albin Kurtin”, ka pyetur Syla.

Por Gjini duke folur ne emër të AAK-së tha se nuk e kanë ndërmend një koalicion të tillë.

“Unë nuk muj me fol për partitë e tjera, po flas për AAK-në nuk e kemi asnjë skaj të mendjes sot me u bë gati me hy në pushtet me Vetëvendosjen, as nuk mendojmë për atë punë. Madje formalisht kemi edhe vendime që nuk bën me shku në këtë drejtim”, është përgjigjur Gjini. /Gazeta Express