Çitaku thotë se sot nuk ka seancë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së

0
327

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, ka deklaruar se sot KS i OKB-së nuk do të mbajë seancë.
Gjatë ditës së djeshme, mediat serbe raportuan se sot ishte planifikuar që Këshilli i Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), të mbajë seancë për Kosovën.

Mirëpo, këtë e ka mohuar ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku.

Çitaku ka thënë për lajmi.net, se mund të ketë gjatë kësaj jave mirëpo, jo sot.

“Jo sot nuk ka seancë. Ende nuk ka asgjë. Mund të jetë gjatë javës”, ka deklaruar Çitaku për lajmi.net.

Kujtojmë se ishin shtetet e mëdha të OKB-së, të cilat kanë kërkuar që seancat për raportimin e Kosovës në Këshillin e Sigurimit të mbahen çdo gjashtë muaj dhe jo çdo tre muaj siç ishte praktikë.

Mirëpo, këtë po e kundërshton fuqishëm shteti i Serbisë dhe kërkon që edhe më tutje raportimet për Kosovën në KS të OKB-së të mbahen çdo tre muaj.

Ndryshe për këtë vit akoma nuk është mbajtur asnjë seancë e KS të OKB-së për Kosovën.