City e mposht bindshëm Unitedin

0
71

Manchester City e ka dërmuar Manchester Unitedin në derbin lokal.

“Citizens” triumfuan me rezultat 6:3 në “Etihad Stadium”.

Të kaltrit kaluan në epërsi në minutën e 8-të me Phil Foden.

Në minutën e 34-të doli në skenë bomberi norvegjez Erling Haaland.

Haaland realizoi për 2:0.

Ai qëlloi cakun sërish në minutën e 37-të.

Foden golin e dytë e realizoi në minutën e 44-të.

45 minutat e parë u mbyllën me rezultat 4:0.

“Djajtë e kuq” realizuan në minutën e 56-të me Anthony Santos, duke e ngushtuar rezultatin në 4:1.

E City nuk u ndal me kaq.

Për 5:1 realizoi sërish norvegjezi.

E golin e 6-të për Manchester Cityn e shënoi Foden në minutën e 73-të.

Deri në fund të takimit United realizoi edhe dy herë me Anthony Martial, në minutën e 84-të dhe krejt në fund nga pika e bardhë.