City nuk gabon, por me mjaft mund fiton kundër Southampton (video)

Manchester City ka marrë një fitore mjaft të mundimshme nga udhëtimi në Southampton.

‘Citizens’ kanë fituar me rezultatin 2:1, për të rritur presionin tek liderët e Premierligës, Liverpool.

Vendësit gjetën vetën në disavantazh pas minutës së 13’, kur Ward Prowse shënoi për 0:1.

Aguero ishte ai që barazoi shifrat, duke shënuar për 1:1, vetëm në minutën e 70’ të këtij takimi.

Fitoren e mundimshme të Manchester City e siguroi Kyle Walker, i cili gjeti golin në minutën e 86’, me një goditje të fortë.

Manchester City tashmë numëron 25 pikë, dhe afrohet me Liverpool. Southampton mbetet në pozitën e 18 me 8 pikë

https://streamable.com/42kud