Zhegrova në stilin ‘alla Messi’, shënoi super gol (Video)

Edon Zhegrova duket se ka filluar ta gjejë vetën te Baseli, ku e ka shënuar edhe golin e parë në elitën e futbollit zviceran.

Trajneri Marcel Koller ka vendosur që t’i japë më shumë minuta lojtarit prishtinas dhe ky i fundit po i shfrytëzon në mënyrën më të mirë.

Ai u fut në lojë në minutën e 73-të kur rezultati ishte 2-0, ndërsa iu deshën vetëm shtatë minuta ta gjejë rrjetën.

Zhegrova mori një top jashtë zonës, ku i shmangu pastaj tre lojtarë për të gjetur rrjetën e Zurich.

Ky është goli i parë në Superligën e Zvicrës, ndërsa ndeshja u mbyll 4-0.

Një sinjal i mirë për trajneri Bernard Challandes që e pëlqen tejmase lojtarin.

https://www.youtube.com/watch?v=sIO6vbTguYM