Fiton Reali, forcon kreun e tabelës (vdeo)

Real Madridi ka fituar me rezultat 4-2 ndaj Granadas në ndeshjen e vlefshme për javën e tetë në La Liga.

Pjesa e parë e ndeshjes foli në të mirë të vendasve, të cilët përveç rasteve të shumta, arritën të shënojnë edhe dy gola.

Pjesa e dytë filloi më mirë për Real Madridin që shënuan të parët, por më vonë lojën e morën në dorë mysafirët që shënuan dy gola.

Luhej minuta e 61-të kur Luka Modric arriti të shënojë një gol të bukur nga distanca për 3-0, pas asistimit të Hazard.

Granada u kthye në lojë në minutën e 69-të duke shënuar me anë të Darwin Machis nga penalltia për 3-1, ndërsa Domingos Duarte (79′) shënoi për 3-2.

Deri në fund të ndeshjes të dyja skuadrat patën edhe disa raste për të shënuar golin, por vetëm Reali gjeti golin me anë të James Rodriguez (90+), i cili vulosi rezultatin përfundimtar 4-2.

Pas kësaj fitore, Reali e sheh veten në pozitën e parë me 18 pikë, ndërsa Granada e dyta me 14 pikë.

Në ndeshjen e radhës, Los Blancos udhëtojnë te Mallorca, teksa Granada e pret në shtëpi Osasunan

1:0

https://streamable.com/a0fwb

2:0

https://streamable.com/6in98

3:0

https://streamable.com/d0sid

3:1

https://streamable.com/pk6hb

3:2

https://streamable.com/6r9v3

4:2

https://streamable.com/fj5iu