Çka po i pyet Gjykata Speciale të ftuarit për intervistim? – flet avokati Tahir Rrecaj

Avokati Tahir Rrecaj ka treguar se çka Gjykata Speciale ka përfshirë në listën e pyetjeve për ish-luftëtarët e UÇK-së, të ftuar për intervistë.

”Aty bëhen pyetje që i intereson prokurorit për hetimin e një rasti konkret”.

”Konkretisht ata që kanë qenë pjesëtarë të luftës pyeten për aktivitetet e tyre nga momenti që janë kyçur në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe aktivitetet tjera. Për dy tri orë zgjatë intervista për ata që nuk e paraqesin mbrojtjen”.

”Ai që deklarohet dhe e paraqet mbrojtjen, intervista mund të mos zgjasë, por një rreth ka qenë deri dy ditë e një tjetër deri në tre ditë e gjysmë”.

Rrecaj në Info Magazinë theksoi edhe ndikimin në kujtesën e të të ftuarve, periudha 20 vjeçare për ngjarjet që kanë ndodhur gjatë luftës, njofton Klan Kosova.

”Sa i përket lodhjes ato janë në interesat e personit të dyshuar. Nëse dëshmitari ndjen lodhje gjatë seancës, janë pushimet e planifikuara. Sa i përket kujtesës së ngjarjeve është problem në vete sepse ngjarjet që kanë ndodhur para 20 vjetësh është vështirë të mbahen mend”.