Vritet një person në Shkodër

Një vrasje me armë zjarri është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Vaun e Dejës, Shkodër.

Policia bën të ditur se pas një konflikti dyshohet se A.P., 37 vjeçar ka vrarë A. M 51 vjeçar nga Shkodra.

Sipas policisë dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta ka nisur në lokalin e fshatit, 37-vjeçari ka shkuar në banesë ka marrë armën dhe e ka qëlluar viktimën.

“Më datë 23.08.2022, rreth orës 03:00, në fshatin Shelqet, Vau i Dejës, pas një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se shtetasi A.P., 37 vjeç, banues në fshatin Stajkë, Vau i Dejës, ka vrarë me armë zjarri shtetasin A. M., 51 vjeç, banues në Shkodër”, thuhet në njoftimin e policisë./abcnews