Çka po ndodh? Katër avionë ushtarakë rus futen në Suedi

Katër avionë luftarakë rusë shkelën hapësirën ajrore suedeze të mërkurën, sipas një deklarate të Forcave të Armatosura Suedeze.

Dy avionë luftarakë të tipit Su-27 dhe dy të tipit Su-24 u futën në hapësirën ajrore suedeze në lindje të ishullit Gotland, përtej detit, raporton CNN, përcjell lajmi.net.

Forcat Ajrore Suedeze kryen një operacion me avionët e saj luftarakë Jas 39 Gripen “jashtë gatishmërisë emergjente”.

“Ne ishim në terren për të siguruar integritetin territorial dhe kufijtë e Suedisë”, tha shefi i Forcave Ajrore Carl-Johan Edström.

“Ne kemi kontroll të plotë të situatës”.