Dështim: Albin Kurtin e presin një grusht njerëzish në Çair

Sot kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar në drejtimt të Maqedonisë së Veriut. Së pari, ai është ndalur në Çair të Shkupit, ku është pritur nga Izet Mexhiti, kryetar i Lëvizjes Demokratike, parti që u nda nga BDI-ja e Ali Ahmetit.

Në videon e dërguar në adresë të Nacionales, Kurtin e kanë pritur një grusht njerëzish në Çair.


Siç edhe mund të shihet në video, pak njerëz kanë dalë në shesh në Çair, ku Kurti e ka mbajtur edhe një fjalim.

Në video shihen disa zyrtarë të partisë së Mexhitit, sigurim i Kurtit e qytetarë të paktë.

Ndryshe, Kurti sot pas Çairit do të qëndrojë edhe në Tetovë.