Sulm edhe në Çikago, shtatë persona të lënduar në sheshin e lojrave

Shtatë persona u plagosën sot, më 4 gusht, pasi u mblodhën afër një sheshi lojrash në West Side në Çikago.

Ata u mblodhën në ora 1:20 të mëngjesit të cilët qëndruan në parkun në Rrugën 2900 West Roosevelt kur një person hapi zjarr nga një Chearo Camaro i zi, tha Policia e Cikagos.

Chicago Sun-Times raportoi se nuk ka pasur arrestime dhe se detektivët janë ende duke hetuar, transmeton Indeksonline.

Tre persona janë vrarë dhe 33 u plagosën në të shtënat në fundjavë në gjithë Windy City.

Deri më tani, në vitin 2019, më shumë se 1.500 njerëz janë qëlluar në qytet, që është rreth 129 më pak se në vitin 2018, sipas Chicago Tribune.

Detaje të tjera rreth incidentit nuk janë ende të qarta.