Çmenduri, fluturon me biçikletë mbi çiklistët garues (Video)

E pabesueshme, por e vërtetë ajo që ka ndodhur gjatë një etape të Turit të Francës 2019 në çiklizëm. Valentin Anouilh, një sportist i garave “mountain bike”, ka bërë realitet ëndrrën e tij.

Ai ka kërcyer me biçikletë mbi grupin e çiklistëve të Turit të Francës që po kalonte në atë moment në rrugë.

21-vjeçari francez mbështetej në këtë nismë nga miqtë e tij, që dhe kanë filmuar kërcimin.Anouilh u shpreh se për të realizuar këtë gjë i janë dashur 6 muaj stërvitje, duke kërcyer në këtë vend çdo ditë.

Ai kishte krijuar edhe një trampolinë të vogël për të bërë hedhjen mbi kokat e çiklistëve.

“Ideja më lindi tetorin e vitit të kaluar. Unë këtë gjë e kam bërë edhe më parë, duke kërcyer mbi makina, por vendosa të ndryshoj skemë”, tha 21-vjeçarin Valentin.