Lista Serbe për emërimin e Rashiqit: Do ta çojmë Kurtin në Kushtetuese

Lista Serbe e ka cilësuar vendim “antikushtetues” emërimin e Nedad Rashiqit në postin e ministrit për Komunitete dhe Kthim.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vendosur që në vend të Goran Rakiqit i cili dha dorëheqje ta emërojë Rashiqin.

Për këtë, Lista Serbe thotë se do ta dërgojë vendimin e Kurtit në Gjykatën Kushtetuese.

“Konkretisht, me këtë emërim, Albin Kurti ka shkelur nenin 96, paragrafin 5 të Kushtetutës, ku thuhet se për emërimin e një ministri nga radhët e popullit serb, i cili nuk është deputet, duhet të jetë pëlqimi i shumicës së deputetëve serbë. e ka kërkuar, gjë që nuk e ka bërë Albin Kurti, e as Rashiq nuk e ka mbështetjen e deputetëve tanë”, thuhet në njoftimin e Listën Serbe.

Ata thonë se emërim i “antikushtetues” i Nenad Rashiqit ”është rezultat i veprimit të Kurtit për të pasur me vete serbët besnikë, të cilët do ta vënë interesin e tyre personal para atij kombëtar dhe që nuk kanë asnjë mbështetje nga populli serb në Kosovë“, thuhet në komunikatë.

Sipas Listës Serbe këto janë ”veprime diktatoriale” të Albin Kurtit.

“Kjo tregoi se sa me rëndësi strategjike ishte verifikimi i mandateve të deputetëve të Listës Serbe në Kuvendin e Prishtinës, dhe mos lejimi i disa serbëve të Kurtit që të vendosin për interesat e popullit serb në vend të Listës Serbe“, thuhet në komunikatë.