Covid-19, në Itali 482 viktima dhe 2200 të shëruar

Sipas autoriteteve të Mbrojtjes Civile Italiane gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 482 viktima nga koronavirusi, për një total prej 23.227 vdekje që nga fillimi i epidemisë.

Në Lombardi sot janë regjistruar 199 viktima dhe 1246 raste të reja infeksioni.

Numri i të shëruarve sot është 2.200 për një total prej 44.927

Autoritetet raportuan edhe për 3.491 raste të reja pozitiv nga Covid-19

Në kujdesin intensiv janë të shtruar 79 pacientë më pak se dje për një total prej 2.733

Në Itali, prej disa ditësh kurba e infeksioneve dhe vdekjeve në grafikun e pandemisë është duke u ulur në mënyrë të moderuar. Është ulur numri i rsateve të reja të prekur nga infeksioni i koronavirusit si dhe është rritur numri i të shëruarve që dalin nga spitali, gjë që ka sjellë për rrjedhojë uljen e numrit të pacientëve të kujdesin intensiv.