Haradinaj takon ambasadorin gjerman, flasin për deeskalimin e situatës ekzistuese

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar sot takim pune me ambasadorin gjerman, Jorn Rohde.

Haradinaj e ka falënderuar Rohden për mbështetjen e vazhdueshme gjermane, teksa kanë diskutuar edhe për hapat e mëtejmë për mundësite e deeskalimit të situatës.

”Një takim i mirë pune sot me ambasadorin gjerman, z. Jörn Rohde”.

”Ambasadorin Rohde e falënderova për përkrahjen e vazhdueshme të Gjermanisë në të gjitha etapat, përkrahje që po vazhdon edhe tani, në sfidat me të cilat po përballet vendi ynë”.

”Është shqetësim i yni i përbashkët për situatën e krijuar në vend, ndërsa biseduam për mundësitë e daljes nga kjo gjendje dhe deeskalim të situatës ekzistuese”.