Covid në Shqipëri, 475 raste të reja dhe 6 humbje jete

Në 24 orët e fundit është shënuar një rritje e ndjeshme e rasteve të reja me Covid-19.

Nga 4384 testime, 475 qytetarë kanë rezultuar të infektuar, 6 kanë humbur jetën dhe 366 janë shëruar.

Janë 5262 pacientë aktivë me Covid-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet Covid po marrin trajtim 98 pacientë, nga të cilët 17 janë në gjendje më të rënduar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 6 humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetar nga Përmeti 55 vjeç, dy qytetarë nga Berati të moshave 62-86 vjeç, tre qytetarë nga Tirana të moshave 62-99 vjeç.

Rastet pozitive janë regjistruar në këto bashki:

239 në Tiranë, 34 në Durrës, 31 Fier, 20 në Shkodër, 14 në Lushnje, 12 në Sarandë, 11 në Divjakë, nga 10 qytetarë në Elbasan, Berat, nga 9 qytetarë në Vorë, Mallakastër, 8 në Kuçovë, 7 në Kamëz, nga 5 qytetarë në Dimal, Gjirokastër, Vorë, Krujë, Lezhë, nga 4 qytetarë në Përmet, Skrapar, nga 3 qytetarë në Patos, Tepelenë, Kolonjë, nga 2 qytetarë në Gramsh, Cerrik, Poliçan, Konispol, Kavajë, nga 1 qytetar në Kukës, Tropojë, Mirditë, Shijak, Dibër, Selenicë, Himarë, Delvinë, Korçë.

Statistika (28 Dhjetor 2021)

Raste të reja ditore 475
Të shëruar në 24 orë 366
Të shtruar në spitale 98
Humbje jete në 24 orë 6
Testime ditore 4384

Testime totale 1,467,515
Raste pozitive 208,352
Raste të shëruara 199,883
Raste Aktive 5,262
Humbje jete 3,207

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 2438
Fier 617
Durrës 434
Shkodër 355
Elbasan 323
Vlorë 282
Berat 256
Gjirokastër 163
Lezhë 141
Korçë 90
Kukës 84
Dibër 79