Makina e policisë shkel rregullat, askush nuk përjashtohet nga ndëshkimi (video)

Drejtoria e Policisë Rrugore përmes një video të publikuar sot, ka theksuar se askush nuk është i përjashtuar nga ndëshkimi kur shkel rregullat e qarkullimit rrugor.

Në videon e publikuar nga Drejtoria e Policisë Rrugore pasqyrohet një parakalim i rrezikshëm në një zonë me vija të pandërprera, të një mjeti policie.

Reagimi i Policisë Rrugore është i menjëhershëm duke ndërmarrë ndaj mjetit masë administrative. “Mjeti i Policisë shkel rregullat? – E kush është i përjashtuar nga ndëshkimi?!”, tha Drejtoria e Policisë Rrugore./atsh