Ç’po ndodh?! Tre shtete në pritje të miratimit nga SHBA për të armatosur Ukrainën

Estonia, Lituania dhe Letonia po presin miratimin e SHBA-së për të dërguar armë vdekjeprurëse të prodhuara nga Amerika në Ukrainë, në mënyrë që të pengojnë një pushtim të supozuar rus, raportoi të mërkurën Politico. Tre vendet baltike janë të përgatitura për të transferuar armë të tilla si raketa anti-blinduar dhe raketa tokë-ajër në Ukrainë, thuhet në raport duke cituar zyrtarë nga vendet dhe njerëz të njohur me këtë çështje.

Senatori Jim Risch, i cili është republikani më i lartë në Komitetin e Marrëdhënieve me Jashtë të Senatit, i tha Politico-s se shpreson që administrata Biden të miratojë menjëherë transferimin e armëve në Ukrainë. Rregulloret e SHBA-së për licencën e eksportit kërkojnë që vendet baltike të kërkojnë fillimisht miratimin nga Departamenti i Shtetit përpara se të transferojnë armët në Ukrainë.

Vendet perëndimore dhe Kievi së fundmi kanë shprehur shqetësime për “veprimet agresive” të Rusisë pranë kufirit me Ukrainën. Kievi akuzon Moskën për ngritje ushtarake dhe përgatitje për një pushtim të vendit fqinj. Megjithatë, Rusia i mohon akuzat dhe rithekson se nuk ka ndërmend të sulmojë.

Burimi: sputniknews.com |Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania