Çrregullime në oraret e fluturimeve shkaku i mjegullave në aeroportin e Prishtinës

Dendësia e mjegullës nga mbrëmë ka përfshirë Kosovën, duke vështirësuar edhe fluturimet në aeroportin ‘Adem Jashari’

Duke qenë se dendësia e mjegullës që ka rënë në një pjesë të vendit nga mbrëma, ende po vazhdon të jetë e tillë, parandaj ka ndikuar edhe në fluturimet e aeroplanëve, saktësisht në aterimin e tyre.

Sipas Informacioneve nga faqja e Aeroportit “Adem Jashari” në Prishtinë, tregojnë se dy aeroplanë mbrëmë ende nuk kanë ateruar, deri sa në orën 21:50 sipas orarit të rregullt aeroplani i kompanisë Pegasus, që ishte nisur nga Stambolli do ta kishte bërë zbritjen.

Po ashtu edhe ai i kompanisë Enter Air që ishte nisur nga Verona, ka mbetur pa ateruar, derisa sipas orarit lëshimin do të kishte bërë në orën 19:45, përcjellë Indeksonline.

Në anën tjetër, aeroplani i kompanisë Tuifly, ku udhëtararët po vinin nga Bazeli, është dashur të kthehet sërish, si pasojë e mjegullës, ndërsa transferi do të bëhet nesër.