Qeveria Hoti do t’i anulon të gjitha vendimet politike të Kurtit

Qeveria e re e drejtuar nga kryeministri Avdullah Hoti, me të nis detyrën, pritet t’i shqyrtojë të gjitha vendimet e qeverisë Kurti për shkarkimin e bordeve dhe kryeshefave të ndërmarrjeve.

Burimet e IndeksOnline kanë thënë se këto vendime do të anulohen dhe do të kthehen në pikën zero.

“Kryeministri në detyrë po i jep zor për t’i shkarkuar, që pastaj t’i thotë popullit unë i shkarkova ndërsa këta po i kthejnë. Prandaj ne do t’i shqyrtojmë me kujdes të gjitha vendimet dhe ato do të kthehen në pikën zero”, ka thënë burimi i IndeksOnline.

Sipas tij, në vendimet për shkarkime ka shkelje të ligjit dhe shteti pritet t’i humbë miliona euro vetëm në kompensime.