Daciq: “Prishtina nuk mund të ketë sovranitet mbi veriun, dhe ky është fundi”

Ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq ka thënë se zgjidhja për Kosovën duhet të qëndrojë në faktin që Kosova nuk mund ta mbajë nën sovranitetin e vet, pjesën veriore.

“Veriu i Kosovës nuk mund të qëndrojë nën sovranitetin e Prishtinës dhe ky është fundi. Nëse bashkësia ndërkombëtare dëshiron ta mbyllë çështjen e Kosovës si problem që gjeneron jostabilitet, besoj se kjo çështje do të zgjidhet”, ka thënë Daçiqi në një intervistë për televizionin O2.

Ai ka thënë se problemi për këtë formulë nuk qëndron në mospajtime mes SHBA-së e Rusisë, por mes SHBA-së dhe partnerëve të saj evropianë, raporton KTV.