Sot zyrtarisht fillon stina e pranverës – IHMK tregon se kur pritet të rriten temperaturat

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot zyrtarisht ka filluar stina e pranverës, në orën 16:33, ndërsa temperaturat vazhdojnë të mbeten të ulëta.

Kjo situatë meteorologjike, sipas IHMK-së vije si pasojë e prezencës së masave të ajrit nga veriu i kontinentit, më konkretisht nga Rusia.

“Fushat e fuqishme anticiklonike kanë sjellë edhe ajër me lagështi të ulët gjë që nuk ka shenja se do të kemi reshje”, thuhet në njoftim.

Instituti bën të ditur se pas gjysmës së dytë të javës së ardhshme pritet rritje të temperaturave në të dy vlerat ekstreme.

“Minimalet do të lëvizin ndërmjet -6 deri -4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes”./Fokusi.info/