Daçiqi paralajmëron dorëheqjen nëse Kosova anëtarësohet në Interpol

Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, i cili sikur ia ka kushtuar gjithë potencialin që ka këtij misioni, është aq i sigurt se pranimi i Kosovës në Interpol nuk do të ndodhë, sa që thotë se “nëse ndodh kjo unë do të japë dorëheqje”, shkruan B92, transmeton Koha.net.

Ai rikujton se 15 vende tashmë kanë tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe shton se së shpejti do të ketë edhe vende të tjera që do ta bëjnë këtë gjë.

“Nga 116 vende që kishin njohur pavarësinë e Kosovës do të mbesin më pak se 96”, është prehur ai.

“Për këtë aksion jam konsultuar me presidenti Aleksandar Vuçiq, dhe pas kësaj qëndron Qeveria e Serbisë”, ka thënë Daçiq.