Këta janë 25 kandidatët e PSD-së për deputetë

Partia Socialdemokrate e Kosovës tashmë e ka përfunduar listën e kandidatëve për deputetë që garojnë për Kuvendin e Kosovës, shkruan Fokusi.info.

Në mesin e atyre që garon për një ulëse në Kuvendin e Kosovës është edhe kryetari i kësaj partie, Shpend Ahmeti.

Sipas burimeve tona, Këshilli Drejtues i PSD-së iu ka dhënë mundësinë këtyre kandidatëve që të garojnë.

Këta janë 25 kandidatë që kanë marrë besimin e Këshillit Drejtues të PSD’së për të kandiduar për deputetë (sipas radhitjes alfabetijke):

Afrore Mazreku, Aida Rushiti, Bajram Kelmendi, Besa Baftiu, Blinera Sheholli Dudi, Dardan Molliqaj, Dardan Sejdiu, Dardane Sadiku, Driton Çaushi, Dukagjin Gorani, Eleonora Çeku, Fisnik Ismajli, Frashër Krasniqi, Genc Bashota, Kaqusha Jashari, Natyra Kuçi, Salih Salihu, Shkumbin Osmani, Shpend Ahmeti, Shqipe Kastrati, Shqipe Pantina, Shyqiri Bytyqi, Visar Ymeri, Gëzon Kastrati, Çamërie Rexhepi Azemi.

Kujtojmë që PSD-ja është në koalicion parazgjedhor me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës./Fokusi.info/