Daka i bën thirrje subjekteve politike që të ndalin presionin ndaj saj

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, në emisionin Argument Plus, në RTV 21, ka ftuar partitë politike që të ndalin presionin dhe sulmet e vazhdueshme që po i bëhen ditëve të fundit KQZ-së dhe asaj personalisht.

Ajo ka theksuar se në kohën kur pritet të përfundojë i tërë procesi i numërimit të votave dhe të shpalljen rezultatet përfundimtare, në adresë të saj dhe të KQZ-së, është duke u bërë një presion i madh politik, publik dhe medial.

“KQZ nuk prodhon rezultate, rezultatet i vendos vullneti i popullit. Ne nuk merremi me rezultate dhe nuk i plotësojmë dëshirat e askujt” ka deklaruar Daka teksa ka folur për presionin që po i bëhet saj dhe KQZ-së nga subjektet politike./21Media